Aktiviteti i rrjeteve shqiptare të drogës ishte në rritje në Greqi gjatë vitit 2022, vlerëson një raport i fundit i Departamentit të Antidrogës greke. Sipas raportit mbi 40% e kanabisit të bllokuar në Greqi gjatë vitti 2022 kishte hyrë nga Shqipëria, ndërsa rrjetet shqiptare kanë peshë pas atyre greke në trafikun dhe shpërndarjen e heroinës dhe kokainës.