Një në katër shqiptarë në marrëdhënie pune përgjatë vitit 2024 nuk paguhej për punën e kryer. INSTAT raportoi se vitin e kaluar, numri i të punësuarve pranë bizneseve familjare u rrit me gati 9 mijë vetë në krahasim me vitin 2023. Sipas instat, të punësuarit në bizneset e familjes arritën në 285 mijë vetë përgjatë vitit të kaluar, nga pak më shumë se 276 mijë që u raportuan në vitin 2023.