Një muaj pas zgjedhjeve të parakohshme të 28 dhjetorit 2025, Kosova ende është pa një rezultat zgjedhor të certifikuar dhe pa institucione. Rinumërimi i votave, i cili fillimisht u pa si një proces që po kryhet më shpejt se zakonisht, shpejt mori drejtim tjetër, duke shkuar drejt zgjatjes e vonesave, dhe rinumërim në rand vendi. Mospërputhja e votave në masë të madhe brenda partive politike mes kandidatëve, çoi drejt hetimeve për manipulim, bastisjeve e arrestimeve.