Policia e Durrësit ka gjetur pas një muaji 17-vjeçaren e cila ishte larguar nga banesa. Personi që e strehoi është arrestuar, ku gjatë kontrolleve i janë sekuestruar 400 gr kanabis. Bëhet me dije se ai është një 24-vjeçar me inicialet SH.F. Grupi hetimor dyshon se personi në fjalë ka kryer marrëdhënie seksuale me të miturën.