Nën një atmosferë elegante dhe përzgjedhjeje të rrallë, Pallati i Brigadave u shndërrua në skenën e një mbrëmjeje të veçantë kulturore: Exclusive Gala Dinner & Concert, një event që bashkoi kulinarinë e rafinuar, muzikën live dhe përvojat artistike në një ambient unik. Me organizimin e Alehandro Group, The Crown Tirana dhe Roots Society kjo mbrëmje ekskluzive solli në Tiranë një koncept të ri të eventeve kulturore, ku arti dhe eleganca u ndërthurën për të krijuar një eksperiencë të paharrueshme për të ftuarit. ‘Roots Society’ kuroi me finesë detajet e kësaj mbrëmjeje si edhe solli instalacione të cilat i dhanë tjetër hijeshi eventit.