Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani tha të premten se vendimin për të garuar apo jo edhe për një mandat tjetër do ta marrë “vetëm duke pasur parasysh interesin” e Kosovës dhe qytetarëve të saj. Mandati pesëvjeçar i presidentes Osmani përfundon më 7 prill të vitit 2026.