Kryeministri Edi Rama ka reaguar ashpër ndaj pretencës së prokurorisë speciale të Hagës, që kërkoi 180 vite burg për katër ish udhëheqësit e Ushtrisë çlirimtare të Kosovës. Rama thotë se nuk gjen fjalë për të shprehur ndaj kësaj kërkese. “Ende po mundohem ta gjej ku buron filli logjik që ka ndjekur prokuroria për të dalë me kërkesën për varrosje për së gjalli të katër burrave dhe si kurrë ndonjëherë, fjalët nuk më vijnë në ndihmë për t’u shprehur… Ndjesë, më duhet kohë ta gëlltis gjithë atë mal me mut që nxorri sot ajo prokurori në zemër të Europës demokratike!”, shkruan Rama.