Çmimi i naftës është ulur në tregun vendas. Me vendimin e fundit të Bordit të Transparencës, nafta do të shitet për 232 lekë, 6 lekë më lirë nga sa ishte. Edhe benzina është ulur me 2 lekë. Qytetarët do ta blejnë atë në pikat e karburanteve nga pasditja e të enjtes për 216 lekë litri.