Pas shpërthimit të krizave ushtarake, diplomatike, energjitike e për pasojë edhe ekonomike Bashkimi Europian po ndjen një tjetër krizë, mungesën e lidershipit. Konflikti në Ukrainë dhe problemet e brendshme të shteteve të mëdha të unionit, kanë krijuar një panoramë tejet të ndërlikuar në skenën e bashkuar europiane. Rritja e serioze e inflacionit, mungesa e energjisë dhe e disa produkteve ushqimore apo dhe recesioni ekonomik do të ndihen shumë sepse ato reflektojnë në ekonomitë e Gjermanisë, Francës dhe Italisë duke dobësuar vëmendjen dhe fuqinë e tyre në funksion të Bashkimit Europian.