Zëdhënësja e Partisë Demokratike Mirela Karabina ka komentuar vendimin e Këshillit të Mandateve për t’i hequr imunitetin ish kryeministrit Sali Berisha. Sipas Karabinës Partia Demokratike ka kërkuar dhe votuar heqjen e imunitetit të të gjithë personave që janë kërkuar nga SPAK, duke shtuar se askush nuk mund të ketë asnjë mburojë përballë drejtësisë.