Një person është gjetur i mbytur në lumin Osum mëngjesin e kësaj të marte. Kanë qenë qytetarë ata të cilët kanë parë trupin e pajetë në ujë. Më pas kanë lajmëruar policinë e Beratit, e cila mbërriti së bashku me grupin hetimor. Kanë qenë forcat zjarrfikëse që kanë bërë nxjerrjen e trupit në breg.