Komandanti i KFOR-it, gjeneral majori hungarez Ferenc Kajari, po përfundon mandatin e tij dhe do t’ia dorëzojë postin e komandantit të forcave ushtarake ndërkombëtare në Kosovë, të hënën, gjeneralit italian Angelo Ristrucci. Lajmi është bërë i ditur nga komanda e KFOR=it në Prishtinë. Ceremonia e ndryshimit të komandës do të mbahet në shtabin qendror të misionit të NATO-s, KFOR, në kampin Film City në Prishtinë. Admirali Stuart Munch, komandant i forcës së përbashkët të NATO-s në Napoli, do të drejtojë ceremoninë e pranim-dorëzimit të detyrës.