Goditet një grup kriminal që ushtronte veprimtarinë kriminale në fushën e shpërndarjes në sasi dhe në doza të drogave të forta heroinë e kokainë. Katër persona kanë përfunduar në prangat e policisë së Tiranës në operacionin e koduar “Kutia e Pandorës”. Brikena Frakulli, Hortenca Biçaku, Klevi Banushi dhe Artur Kristo u arrestuan me akuzën e shpërndarjes së drogës në kryeqytet.