Drejtoresha e Insitutit të Shëndetit Publik, Albana Fico është emëruar drejtoreshë e Qendrës Spitalore Universitare, pas largimit nga drejtimi Enkelejd Jotit. Lajmin e ka bërë me dije ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu. Nëpërmjet një postimi në mediat sociale, Manastirliu shkruan se Fico do të çojë para projektet e mëdha të modernizimit të qendrës më të madhe spitalore në vënd.