Gjykata e Posacme kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar rrëzoi kërkesën e SPAK dhe shpalli të pafajshme anëtaren e KPK Etleda Ciftja, e cila akuzohej për deklarim të rremë të pasurisë dhe për falsifikim dokumentash. Ishte gjyqtari Elton Bani ai i cili mori vendimin për shpalljen e pafajësisë për Etleda Ciften, me argumentin se ndaj komisioneres së Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nuk ka asnjë shkleje. Gjyqtari i cështjes shprehet se SPAK nuk duhet të kishte ngritur akuzë ndaj Ciftes dhe as të kërkonte 1 vit burg për këtë të fundit. “Fakti penal nuk ekziston”, tha gjyqtari I GJKKO në dokumentin prej 103 faqesh.