Sipas porosive të kryeministrit Edi Rama, në kulmin e sezonit turistik task forca zbriti në terren për lirimin e hapësirave publike jo vetëm përgjatë Lungomares, por në të gjithë qytetin e Vlorës. Kryebashkiaku Ermal Dredha u shpreh se ky aksion do të vijojë çdo ditë deri kur prona publike t’i kthehet qytetarëve.