Kryeministri Edi Rama postoi këtë të shtunë një foto me kreun e Qeverisë së Kosovës, Albin Kurti. Në foto, Rama e Kurti shfaqen të buzëqeshur krah njëri-tjetrit, ndërsa për diçiturë, Kryeministri i Shqipërisë nuk ka zgjedhur fjalët, por simbolet, duke publikuar flamujt e dy vendeve me një zemër në mes. Takimi Rama-Kurti është mbajtur në Mynih, ku dy kryeministrat ndodhen për të marrë pjesë në punimet e Samitit të Sigurisë.