Asambleja e Përgjithshme e OKB-së ka mblehdur në New York liderët botërorë, të cilët janë shoqëruar edhe me partnerët e tyre, shumica prej të cilave ishin gra. Ajo që bie në sy është se në mesin e shoqëruesve të liderëve i vetmi partner i gjinisë mashkullore është bashkëshorti i presidentes së Kosovës Vjosa osmani. Prindon Sadriu ka ndarë disa foto dhe video nga takimi de pritja e organizuar nga Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës Jill Biden, për gratë dhe partnerët e liderëve që marrin pjesë në mbledhjen e 78 të Asmablesë së Përgjithshme të OKB-së. Në postimin në rrjetin social Facebook Sadriu shprehet se ishte nder i madh të qëndrojë krah zonjës Biden.