Gjykata e Apelit të Tiranës ka rrëzuar kërkesën e grupit të Enkelejd Alibeajt për përjashtimin e gjyqtares Irida Kacerja, si relatore e çështjes gjyqësore për njohjen e statutit të PD-së. Gjithashtu gjykata vendosi gjobitjen e Partisë Demokratike me shumën 10 mijë lekë. Në vendimin e saj, Gjykata e Apelit thotë se nga ana e grupit të Alibeajt nuk është dhënë një arsye serioze për përjashtimin e gjyqtares Irida Kacerja nga trupa gjykuese.