Gjigandi i lodrave, Mattel, tha të mërkurën se shpreson se do të frymëzojë gjeneratën e re pasi krijoi një model të kukullës së tij ikonike, Barbie, në nder të Sarah Gilbert, një nga krijueset e vaksinës së Oxfordit dhe Astrazeneca-s. Vetë Gilbert tha se ajo ishte shumë e habitur nga lajmi por shpresonte se fëmijët do të shihnin kukullën që i ngjason asaj dhe të kuptonin se sa e rëndësishme është karriera në shkencë për të ndihmuar gjithë botën. “Dëshira ime është që kukulla ti tregojë fëmijëve karriera për të cilat ata mund të mos kenë dëgjuar, sic është ajo e vaksinologut”, tha ajo.