Një balenë e vogël ka dalë në cekësirë në brigjet e kryeqytetit grek athinë. Të surprizuar kanë qënë banorët e zonës Alimos në athinë mëngjesin e së premtes, kur kanë parë në breg të detit një balenë të vogël që lundronte në cekësirë vetëm pak metra larg bregut. Dyshohet se balena e vogël ka humbur orientimin si pasojë e sonarëve të anijeve luftarake që lundrojnë vetëm pak milje më tej ,në bazën ushtarake të Salaminës.