Policia e Kosovës ka konfiskuar granata dore, municion dhe pajisje të tjera ushtarake të premten mbrëma në fshatin Banjskë në veriun e vendit të banuar me shumicë serbe. Në një komunikatë të shtunën, policia tha se pjesëtarët amerikanë të misionit paqeruajtës të NATO-s në Kosovë, KFOR, kishin hasur në mjete të dyshimta në një mulli të vjetër dhe braktisur në Banjskë – fshatin ku më 2023 kishte ndodhur një sulm vdekjeprurës ndaj Policisë së Kosovës.