Shtrenjtimi i apartamenteve shoqëruar edhe me vendosjen e çmimeve të referencës, ka vështirësuar blerjen e tyre nga të rinjtë, qoftë me kursime po ashtu edhe me kredi bankare. Kryeministri Edi Rama deklaroi se së shpejti do të ngrihet një agjenci kombëtare e planifikimit urban dhe e strehimit që do të krjijojë më shumë mundësi për shtresa të caktuara të shoqërisë.