Një 20-vjeçar nga Devolli është truri pas një skeme gjigante mashtrimi në emër të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, përmes të cilës kundrejt pagesave u premtoheshin të rinjve udhëtime dhe trajnime në SHBA. I riu Ermes Hoxhalli është arrestuar ditën e martë pas një bashkëpunimi mes strukturave ligjzbatuese shqiptare me njësinë e hetimeve kriminale pranë shërbimit diplomatik të Ambasadës së SHBA në Tiranë. Ndaj tij, gjykata e Tiranës ka vendosur masën e sigurisë arrest me burg për akuzat e falsifikimit kompjuterik dhe falsifikim të dokumenteve.