Për dy ditë me radhë, niveli i Vjosës ka qëndruar mes kuotave 7.8 dhe 8.3 metra, duke shënuar ulje-ngritje të vazhdueshme, por pa rënë poshtë zonës së rrezikut. Vjosa, tashmë në ditën e katërt të krizës, vijon të mbajë në ankth strukturat e emergjencave civile dhe pushtetin vendor, të cilët po qëndrojnë në gatishmëri të plotë përgjatë gjithë vijës së lumit dhe urës së Mifolit.