Veshur me bluzën e Forcave të Armatosura të Shqipërisë, kryeministri Edi Rama paralajmëroi nismën e re kombëtare për Shqipërinë 2030. Në kryesinë e kuvendit, Rama ka thirrur një mbledhje të jashtëzakonshme me deputetët dhe ministrat e kabinetit qeveritar, ku në fokus do të jetë qeverisja dhe korrupsioni.