Ende pa kaluar 24 orë nga miratimi i hapjes së dosjeve të ish sigurimit të shtetit, socialistët depozituan në Kuvend dy nisma ligjore për pastrimin e politikës nga spiunët e ish sigurimit të shtetit. Ndryshimet në ligjin për partitë politike dhe ligjin e ‘dekriminalizimit’ kërkojnë të zhveshin nga çdo funksion partiak e politik bashkëpunëtorët e regjimit komunist. Vota e munguar e Berishës për hapjen e dosjeve dhe qëndrimi i Ilir Metës, u panë me sy kritik nga ana e kreut të grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla.