Partia Shqipëria Bëhet e Adriatik Lapajt dhe Nisma Thurje e Endri Shabanit, kanë gjetur gjuhën e përbashkët për krijimin e një koalicioni parazgjedhor. Vendimi u bë publik këtë të premte në një konferencë për mediet, ku edhe u nënshkrua koalicioni mes palëve. Në krye të këtij koalicioni që është zgjedhur të quhet ‘Nisma Shqipëria Bëhet’, është zgjedhur avokati Adriatik Lapaj, i cili theksoi se caktimi i tij në krye të koalicionit është formal, pasi koalicioni do të ketë një këshill i anëtarëve të pjesëtarëve në koalicion.