Negociatat mes liderit të Lidhjes Demokratike e Kosovës Lumir Abdixhiku dhe Fatmir Limajt të NISMA’s Socialdemokrate kanë dështuar pa ndonjë marrëveshje për bashkëpunim për koalicion parazgjedhor. Sipas mediave në Kosovë, pengesë ka qenë numri i vendeve që i janë ofruar Limajt në listën e kandidatëve të LDK-së për deputetë dhe shkrirja e tyre në listën e partisë së Lumir Abdixhikut, pa siglën e Nismës.