Misioni I vëzhguesve të OSBE/ODIHR, kërkon një fushatë paqësore mes partive politike dhe kandidatëve të saj. Deklarata e misionit të vëzhguesve vjen një ditë para fillimit zyrtar të fushatës. Organizata më e rëndësishme ndërkombëtare për monitorimin e zgjedhjeve, OSBE-ODIHR, në një reagim në rrjetet sociale pret që të zhvillohet një fushatë paqësore dhe e hapur, ku komunikimi politik të jetë sa më konstruktiv dhe në zbatim të ligjit shqiptar e standardeve ndërkombëtare.