Ulja e temperaturave në zonat malore të vendit ka sjellë reshjet e dëborës. Në Shkodër janë zbardhur zonat turistike të Lepushës dhe Vermoshit. Ndërkohë dy borëpastruese punuan gjatë natës në aksin Hani I Hotit -Dogana Vermosh për të mbajtur të hapur këtë segement. Ndërkohë që nuk raportohet për probleme. Nga ana tjetër, pavarësisht situatës së motit, bujtinat në këtë zonë janë në pritje të vizitorëve.