Reshjet e borës në Kukës kanë sjellë vështirësi në qarkullimin e mjeteve. Rruga që ka shfaqur probleme më shumë ka qenë ajo e Kombit në segmentin Thirr-Fan-Reps, ku për shkak të prezencës së borës e akullit janë shënuar dy aksidente, ndërsa në daljen e fshatit Fan një mjet tjetër ka dalë nga rruga, fatmirësisht vetëm me dëme materiale.