Rinisin zyrtarisht fluturimet ajrore nga Aeroporti i Tiranës, por jo në të gjitha vendet e Bashkimit Evropian. Këtë të hënë kanë nisur fluturimet me vendet e BE-në dhe vendet jo anëtare me disa linja ajrore. Aeroporti i Tiranës njofton se kanë rifilluar fluturimet drejt Vjenës, Beogradit, Frankfurtit dhe Athinës. Teksa jep këtë informacion, Aeroporti bën të ditur se pasagjerët që udhëtojnë duhet të respektojnë protokollet e higjenës, një detyrim për të cilat është përdorimi I maskës. Nisjet nga Shqipëria janë ende të kufizuara për personat që nuk janë të pajisur me leje qëndrimi apo pasaportë për destinacionet e sipërpërmendura.