Një tjetër hap I rëndësishëm në mbrojtjen e lumit të Vjosës është ndërmarrë nga ana agjencia kombëtare e zonave të mbrojtura, e cila ka hartuar planin e menaxhimit për parkun kombëtar. Lajmin e njoftoi kryeministri Edi Rama në një postim në Facebook, ku theksoi se tashmë është radha e komuniteteve lokale për të thënë fjalën e tyre ndërsa përcjell dhe një mesazh për të gjithë kritikët për këtë çështje.