Në Kosovë ka filluar vaksinimi kundër gripit sezonal që në ditët e para të këtij muaji, ndërkohë që interesimi i qytetarëve për të marrë këtë vaksinë po rezulton të jetë mjaft i lartë. Por ndërsa procesi i imunizimit po vazhdon, Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka konfirmuar edhe rastin e parë me grip sezonal për këtë sezon.