Kryeministri Edi Rama ka ndarë një video në rrjetin social FaceBook, ku tregon se procesi i shpërndarjes së librave shkollorë falas për më shumë se 238 mijë nxënës të arsimit bazë dhe atij të mesëm ka nisur. Rama shkruan se ky proces është një mbështetje e drejtpërdrejtë për familjet në prag të vitit të ri shkollor.