Fillon shpërndarja e shpërblimeve të fundvitit. Pensionistët u paraqitën, këtë të mërkurë, në sportelet e Postës Shqiptare për të tërhequr shpërblimin prej 8 mijë lekësh, të cilin kryeministri Rama e pagëzoi me emrin ‘Pakoja e Madhe’. Për 695 mijë pensionistë shuma e vënë në dispozicion është rreth 5.56 miliardë lekë.