Ka nisur puna puna për rindërtimin e shkollës 9 vjeçare “Emin Duraku” në zonën e ish-Bllokut. Godina do të jetë gati për të mirëpritur nxënësit në shtatorin e këtij viti. Shkolla në të cilën mësonin 1300 nxënës, që mbeti e dëmtuar si pasojë e tërmetit do të ketë 51 klasa, 6 laboratorë, biblotekë si dhe dy palestra, të cilat mund të përdoren nga fëmijët edhe jashtë orarit mësimor.