Në Kosovë ka nisur procesi i numërimit pak minuta pas mbylljes së qendrave të votimit. Procesi ka nisur fillimisht në Mitrovicë, ku janë grumbulluar me shpejtësi kutitë e votimit. Sonte nis numërimi i votës për partitë politike, ndërsa të hënën nis numërimi i votës për kandidatët për deputetë.