Kina ka filluar ndërtimin e një mega-dige në një lumë që kalon nëpër Tibet dhe Indi, me Kryeministrin Li Qiang që mori pjesë në ceremoninë e inagurimit sipas mediave shtetërore. Pekini miratoi projektin në dhjetor, mbi lumin e njohur si Yarlung Tsangpo në Tibet dhe Brahmaputra në Indi, duke e lidhur atë me objektivat e neutralitetit të vendit ndaj karbonit dhe qëllimet ekonomike në rajonin e Tibetit.