Ofruesit e shërbimit të internetit në Shqipëri kanë nisur të zbatojnë vendimin e Qeverisë për mbylljen e TikTok. Aplikacioni është bllokuar nga disa, ndërsa Top News konfirmon se të tjerët janë duke punuar për të zbatuar këtë vendim dhe mbyllja përfundimtare e platformës në të gjithë territorin e vendit konsiderohet çështje ditësh.