Me mbishkrimin ‘Liria ka Emër’ në bluza, rreth 150 motoristë shqiptarë nga vende të ndryshme të Kosovës dhe Evropës kanë nisur marshimin nga Prekazi drejt Hagës, pasi kanë kryer homazhe tek varret e familjes Jashari, me thirrjen për drejtësi për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të cilët po gjykohen në Hagë. Përfaqësuesi i kësaj platforme, Ismail Tasholli tha se përmes parakalimit me motoristë në Hagë kërkohet drejtësi.