Qeveria e Venezuelës ka filluar lirimin e të burgosurve politikë që konsiderohen të tillë nga grupet e të drejtave të njeriut, në atë që zyrtarët e përshkruan si një gjest vullneti të mirë. Ministria e jashtme e Spanjës tha se pesë shtetas të saj ishin liruar. Mes tyre edhe aktivistja e shquar e të drejtave të njeriut, Rocío San Miguel.