Top News – Nis lehtësimi i masave/ Kosova në situatë më të mirë epidemiologjike
31/05/2021 13:21

Në Kosovë nga e hëna ka nisur lehtësmi i masave kufizuese kundër përhapjes së COVID 19-ës. Qeveria e Kosovës vendosi të premten lehtësimin e masave kufizuese pas vlerësimeve se situata epidemiologjike paraqitet e qëndrueshme dhe është shënuar rënie e rasteve të reja të të prekurve nga COVID-19. Nga sot hiqet kufizimi i lirisë së lëvizjes dhe zgjatet deri në orën 23:00 orari i punës së kafeneve dhe restoranteve. Po ashtu, mbajtja e maskave nuk do të jetë e detyrueshme kur një person është vetëm në mjedise të jashtme. Megjithatë, nga mesnata deri në orën 05:00, nuk do të lejohet grumbullimi i më shumë se dhjetë personave, qoftë në mjedise të hapura, qoftë në mjedise të tjera, përveç në mjediset familjare. Krahas lehtësimit të masave ministria e Shëndetësisë në Kosovë ka njoftuar se është arritur një marrëveshje me kompaninë Pfizer për blerjen e 1 milion e 213 mijë e 290 dozave të vaksinës për COVID-19. Deri tani Kosova nuk ka pasur asnjë vaksinë të blerë por ka filluar procesin e vaksinimit me dhurimet nga programi COVAX dhe Bashkimi Evropian. Gjatë pesë ditëve të fundit, në vend janë regjistruar 124 raste me koronavirus dhe tre viktima. Që nga marsi i vitit të kaluar Kosova ka regjistruar 107 mijë e 382 raste të të prekurve nga koronavirusi. Prej tyre 2 mijë e 243 veta kanë humbur jetën.

Top News – Kurti optimist, opozita jo dhe aq. Takimi i parë me Abdixhikun për Presidentin e ri
06/04 22:00
Top Channel/ Ngërçi për presidentin në Kosovë, takimi mes Kurtit dhe Abdixhikut nuk prodhoi konsensus
06/04 19:50
Top News- Kurti fton Hamzën për takim/ Kryetari i PDK i kërkon ftesë zyrtare me letër
06/04 17:38
Top Channel/ Takimi me Abdixhikun, Kurti optimist: Mund të kemi marrëveshje per presidentin!
06/04 15:00
Top News – Taksë për ‘jabanxhinjtë’. Propozimi nga komuna e Prishtinës shkakton debate
05/04 15:45
Top News – Bilanci i Vjosës në Presidencë. Si e vlerësojnë qytetarët mandatin e Osmanit
05/04 12:04
Top News-Deputetja britanike vlerëson Osmanin. ‘Largimi i saj erdhi në një moment të papërshtatshëm’
04/04 21:31
Top Channel/ Kosova pa President! Osmanit i dorëzon mandatin kryeparlamentares
04/04 19:38
Top News – Vjosa Osmani mbyll mandatin. Vlerësime e kritika për punën në presidencë
04/04 12:48
Top Channel/ Kosova mbetet pa President, Osmanit i mbaroi mandati 5-vjeçar
04/04 12:39
Top Channel/ Sot dita e fundit, Osmani dorëzon detyrën: Nuk mori dot një mandat të dytë!
04/04 12:19
Top Channel/ Dështon seanca për naftën në Kosovë, asnjë masë për çmimin
03/04 22:58
Top Channel/ Opozita i heq mikrofonin Kurtit, agravon debati në seancën plenare të Kosovës
03/04 20:48
Top Channel/Deputetja e PDK i shkon Kurtit në foltore dhe i merr mikrofonin: Ke katër vite që…
03/04 18:39
Top News- Presidenti i ri, Kurti nuk nxiton/ Kryeministri thërret negociata javën e ardhshme
03/04 16:36
Top Channel/ PDK largohet nga Kuvendi, protesta pas bllokimit të rezolutës për luftën
03/04 12:21
Top Channel/ Rritja e cmimeve në Kosovë, ndërhyn Kurti: Jo abuzimeve, vendosen cmime tavan!
03/04 12:01
Top Channel/ Kurti: Të shmangim zgjedhjet! Dekreti i presidentes, politikisht i gabuar
02/04 20:08
Top Channel/ Debati në Kuvendin e Kosovës, rrëzohet rezoluta për të vërtetën e luftës
02/04 19:58
Top Channel/ Kurti kërkon shmangien e zgjedhjeve: Dekreti i Osmanit, anti-kushtetues!
02/04 15:17