Një prokuror italian ka hapur një hetim për vrasje nga pakujdesia për vdekjen e manjatit britanik të teknologjisë Mike Lynch dhe gjashtë personave të tjerë që u humbën jetën kur një jaht luksoz u mbyt në Sicili këtë javë. Zyra e prokurorit publik në Termini Imerese, e kryesuar nga Ambroxhio Cartosio, njoftoi fillimin e hetimit duke thënë sidoqoftë se për momentin nuk ka asnjë person në shënjestër. Vajza 18-vjeçare e Lynch, Hannah, ishte gjithashtu mes atyre që vdiqën kur anija 56 metra e gjatë e familjes Bayesian, u përmbys gjatë një stuhie të egër, pak para agimit, të hënën në Porticello, afër Palermos.