Dushan Maksimoviç, Blagoje Spasojeviç dhe Vladimir Toliç janë tre të akuzuarit e arrestuar më 24 shtator të vitit 2023, gjatë aksionit të Policisë së Kosovës në kundërpërgjigje të sulmit terrorist në Banjskë, ku mbeti i vrarë rreshteri Afrim Bunjaku. Tre të akuzuarit janë paraqitur në seancë për sulmin terrorist, ndërsa 42 të akuzuarit e tjerë, përfshirë edhe Milan Radojiçiç si organizator i sulmit janë në arrati.