Task Forca e veçantë për lirimin e vijës bregdetare ka bzarkuar sot në terren. Në kuadër të operacionit “Bregdeti ynë”, ka nisur faza e dytë e operacionit për lirimin e hapsirave bregdetare të zaptuara në mënyrë të kundraligjshme me shezlongë e çadra. Si rezultat i kontrolleve janë evidentuar 11 parcela pa leje ku janë hequr rreth 550 shezlongë dhe rreth 280 çadra.