Këtë të martë nis bojkoti I Dhomës së Avokatisë për të gjitha shkallët e gjyqësorit deri më 17 qershor. Në kundërshti të hartës së re gjyqësore, avokatët kanë vendosur të mungojnë në seanca përvec atyre ku jepen masat e sigurisë. Nëse ndonjë prej avokatëve nuk i bindet urdhrit për bojkot, do të merren masa deri në heqje të licensës, tha kryetari i Dhomës së Avokatisë Maksim Haxhia. Këto seanca nuk janë bllokuar as nga grevat e mëparshme.