Bjellorusia tha se kishte dërguar avionë, forca të mbrojtjes ajrore dhe armatime në kufirin e saj me Ukrainën, një ditë pasi presidenti Alexander Lukashenko deklaroi se kishte dislokuar gati një të tretën e forcave të armatosura të vendit në rajon. "Prania ushtarake është rritur ndjeshëm dhe për momentin trupat janë në detyrë në kufijtë jugorë të vendit", tha për transmetuesin shtetëror CTV, komandanti i Forcave Ajrore dhe Mbrojtjes Ajrore të Bjellorusisë, gjeneral-major Andrei Lukjanovich. Aviacioni, forcat raketore anti-ajrore dhe trupat radio-teknike janë vendosur në kufi, tha Lukjanovich, sipas CTV.