Lionel Messi nis zyrtarisht aventurën e tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës me Inter Miamin, që mbrëmjen e të shtunës e ka prezantuar edhe zyrtarisht yllin argjentinas. Nëpërmjet një videoje të veçantë, të shfaqur në rrjetet sociale, klubi që drejtohet nga ish-futbollisti anglez David Beckham ka prezantuar zyrtarisht Messin, i cili do të nisë menjëherë përgatitjet, për të dhënë kontributin e tij në fushë.